Aksid*nt i rëndë në vend, i riu përpl*s me makinë gruan, dërgohet me urgjencë në spital
Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa e moshuara është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar, me inicialet N. P., i cili ka aksidentuar këmbësoren P. K., rreth 78 vjeçe.
Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
