Temperaturat deri në 36 gradë, ja çfarë pritet nga moti ditën e enjte
Për ditën e enjte, parashikohet që territori shqiptar të mbetet nën ndikimin e të njëjtave kushte atmosferike si ditët paraardhëse.
Zhvillimi i vranësirave gjatë orëve të mesditës do të jetë më i theksuar në zonat malore, ku pritet të ketë edhe reshje shiu me intensitet të dobët, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të mbizotërojnë kthjellimet.
Sa i përket vlerave termike, termometri do të shënojë një maksimum prej 36 gradësh Celsius, ndërsa vlerat minimale do të zbresin deri në 16 gradë Celsius.
Në lidhje me erën, ajo do të vijojë të fryjë nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, e cila në bregdet dhe në lugina mund të arrijë deri në 10 m/s.
