Nga vranësirat tek shiu: Ja kur pritet zbutja e të nxehtit ekstrem në vend

TvShow

Për ditën e enjte, parashikimet tregojnë se vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e një stabiliteti atmosferik. Në përgjithësi, qielli do të paraqitet i kthjellët, ndërsa në pjesën jugore dhe atë lindore vranësirat do të jenë disi më të dukshme.

Sa i përket reshjeve, ato do të jenë të karakterit lokal dhe me intensitet të dobët në shumicën e zonave, përveç pjesëve veriore dhe lindore ku priten shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara, të cilat do të shtrihen kryesisht në zonat kodrinore e malore.

Termometri do të shënojë një rënie të lehtë prej 2-3 gradësh Celsius. Për ditën e ardhshme, vlerat maksimale do të shkojnë deri në 39 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të zbresin në 18 gradë Celsius.

Për sa i përket erës, ajo do të vijë nga drejtimi veriperëndimor dhe verilindor, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërkohë që në zonat e luginave dhe përgjatë bregdetit ajo do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Lajmet e fundit