Temperatura ekstreme gjatë muajit gusht, ja si parashikohet moti për verën në vijim

TvShow

Hakil Osmani, meteorolog i MeteoAlb, ndau një parashikim të detajuar në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani. Ai njoftoi se termometrat pritet të arrijnë deri në 41°C në disa nga qarqet shqiptare.

Osmani theksoi se dy java e para e muajit do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe mungesë të reshjeve, me qytete si Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra që do të regjistrojnë vlerat më të larta termike. Lehtësimi i motit do të ndodhë vetëm pas mesit të muajit, kur priten rënie të lehta të temperaturave dhe reshje të para shiu.

"Sot presim që temperaturat të jenë jashtëzakonisht të larta, me maksimumet përafërsisht 10 gradë më lart se normalja, duke arritur afër 41°C. Qarqet me temperaturat më të larta do të jenë Elbasani dhe Berati, ndërsa Tiranë po ashtu pritet të arrijë afër 40°C. Gjirokastra dhe Shkodra gjithashtu do të kenë temperatura rreth atij vleri," shpjegoi ai.

Po ashtu, bregdeti shqiptar do të përjetojë temperatura të larta gjatë fundjavës, ku maksimumet do të variojnë midis 36-39°C. Ndërsa juglindja e vendit do të jetë më e freskët, me temperatura që do të luhaten nga 30 deri në 33°C.

Sa i përket kushteve atmosferike, fundjava pritet të jetë me diell të shumtë, veçanërisht në vijën bregdetare dhe në qytetet e ulëta. Në zonat malore, priten kalime të lehta vranësirash, me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu vetëm në skajin verilindor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të shkëlqejë me mot të qëndrueshëm.

Megjithatë, një rënie e lehtë në temperaturat e ajrit pritet deri në mesjavë, ku maksimumet do të zbresin rreth 38°C. Por, pjesa e dytë e javës mund të sjellë riaktivizim të valëve të nxehtësisë, të cilat do të rikthehen me forcë, duke rritur temperaturat përsëri në nivele afër 40-41°C. Kështu, java e parë e gushtit do të ketë temperatura shumë të larta.

Në fundjavën e dytë të gushtit, për shkak të ngritjes së menjëhershme të temperaturave, do të krijohen mundësi për rrebeshe konvektive, që ndodhin në hapësira të vogla gjeografike dhe zgjatin vetëm disa minuta.

Pritet që deri në fund të 15-ditëshit të parë, temperaturat të qëndrojnë të larta, duke arritur deri në 40°C ose më shumë. Nga mesi i gushtit, pritet një rënie e lehtë e temperaturave, ku maksimumet do të luhaten midis 36-37°C.

Kjo periudhë e parë e gushtit do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe mungesë të reshjeve, ndërsa në 15-ditëshin e dytë mund të ketë sinjale për rrebeshe shiu më të shpeshta," përfundoi Osmani.

Lajmet e fundit