Lëkundje sizmike në Himarë: Detajet e epiqendrës pas tërmetit të mesnatës
Pak çaste më parë, një lëkundje sizmike me magnitudë 4.5 është ndjerë në rajonin e Himarës. Referuar raportimeve të deritanishme nga EMSC, fenomenti ka ndodhur në orën 00:35 me orën tonë lokale.
Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar 6 kilometra në verilindje të Himarës, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur në rreth 5 kilometra.
Efekti i këtij aktiviteti sizmik është perceptuar qartë në disa pjesë të Shqipërisë jugore.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për pasoja në njerëz apo dëme materiale.

