“Babi të do shumë”/ Rrëqeth këngëtari shqiptar për djalin që i ndërroi jetë
Artisti i njohur i skenës hip-hop, Marin, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një dedikim tejet prekës, duke përkujtuar djalin e tij të vogël që ndërroi jetë 12 muaj më parë.
Duke shënuar datën që do të ishte ditëlindja e parë e fëmijës, reperi ndau imazhin e një vizatimi që paraqet një foshnjë me krahë engjëlli, duke reflektuar kështu boshllëkun e lënë tek ai dhe partnerja e tij, Alba. Në këtë mesazh në gjuhën angleze, Marini ka rrëfyer gjithë dhimbjen e tij për të birin: “Sot do të mbushje 1 vjeç ushtari im, mbreti im!
Sa për ta ditur, nuk ka pasur asnjë ditë që nga largimi yt që nuk të mendojmë dhe nuk e çmojmë atë që ishe dhe je për ne.
Deri herën tjetër kur babi dhe mami të të shohin, të duam përgjithmonë engjëlli im”.

Pavarësisht faktit se artisti priret ta ruajë privatësinë e tij larg syrit publik, kjo humbje mbetet një ndër sfidat më të rënda emocionale për familjen e tij.
Përveç djalit që nuk jeton më, Marin dhe bashkëshortja e tij, Alba, kujdesen edhe për tre vajzat e tyre.
