Aks*dent i rëndë në vend/ Dy makina bëhen copash, një grua raportohet se…

Te Fundit

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e re Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e një gruaje.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej automjeteve të përfshira në aksident mbante targa greke.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurës, ndërsa mbetet e paqartë se si ka ndodhur aksidenti.

Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e përplasjes, si dhe të përcaktojnë përgjegjësitë e drejtuesve të dy automjeteve. Ndërkohë, priten informacione të mëtejshme për ngjarjen.

Lajmet e fundit